Lezhë/ Bie zjarr në një pikë grumbullimi të mbeturinave
Nga Elvis Hila Përditësimi i fundit 14 Mars 2022, 19:28
Një vatër zjarri është shkaktuar në orët e pasdites së sotme, 14 mars në lagjen "Nënë Tereza" në Lezhë.
Zjarri ka rënë pranë shkollës 9-vjeçare. Zjarrfikësit janë drejtuar për në zonë në mënyrë që të bëjnë të mundur shuarjen e flakëve.
Burime për Ora News bëjnë me dije se zjarret në këtë zonë janë të përsëritua pasi kemi të bëjmë me një vend depozitim mbetjesh inerte, por nuk mungojnë rastet kur aty hidhen edhe materiale të djegshme të cilave më vonë i vihet flaka.
Zona është e mbushur me kallamishte dhe frika e përhapjes së flakëve është e madhe pasi përreth ka dhe banesa.
Pavarësisht përsëritjes së situatës, nuk ka pasur asnjë reagim për bllokimin e depozitimit të mbetjeve të djegshme brenda kësaj sipërfaqeje toke.
