650 mijë euro për Malumën? Rama: S’e njihja, asnjë lekë nga buxheti i shtetit, e solli kompani private

Edi Rama është shprehur se këngëtari me famë botërore Maluma që do të performojë mberëmjen në sheshin “Nënë Tereza” nuk do të paguhet me lekët e buxhetit të shtetit por as të bashkisë.

Në  një komunikim me qytetarët teksa i është përgjigjur komentuesit i cili i është drejtuar se përse po paguhet këngëtari nga bashkia ndërkohë që në vendin tonë protestohet për rritjen e çmimeve, kreu i qeverisë shprehet se Malumën e ka sjellë një kompani private.

Edi Rama: Është Malumja që unë as se dija se ça ishte Malumja. Më shkruani se  keni lekë për Malumen. Lekët për Malumën janë njësoj si floriri i këtij abazhurit. Nuk është paguar asnjë lekë për koncertin e Malumës, nga asnjë buxhet publik. As i qeverisë as i bashkisë. Malumën e ka sjellë këtu një kompani private. Unë se dija as kush ishte Maluma.