Ju flet Moska - Ja pse Shqipëria është jashtë mbulimit të mbrojtjes antiraketore të NATO-s

Ja pse Shqipëria është jashtë mbulimit të mbrojtjes antiraketore të NATO-s i ishte tema e kësaj të hënë  në “Ju flet Moska” në RTV Ora.

Myftaraj: Kur ndodh një luftë me pasoja të drejtpërdrejta apo të tërthorta globale siç është lufta në Ukrainë ka një dyndje ngjarjesh. Mediet, analistët kanë prirjen të merren me ngjarjen e ditës. Mirëpo kështu humbin, nuk meritojnë vëmednjen e duhur, nuk ndriçohen disa ngjarje që ndodhin disa ditë më parë. Kështu javën e kaluar më 8 mars ra në Kroaci një dron ushtarak i ardhur nga Ukraina.

Me kalimin e ditëve sqarohen gjërat dhe del kuptimi i asaj që ka ndodhur dhe meriton shumë vëmendje. Ky dron raketë që doli se ishte i armatosur dhe peshon 6 ton. Këtë ngjarje Ukraina ja la Rusisë, Rusia ja la Ukrainës, por gjëja më e rëndësishme që zbulohet dhe na prek ne, Kroacia ashtu si Shqipëria është anëtare e NATO-s.

Mendohet që Shqipëria dhe Kroacia të jenë nën mbulimin e mbrojtjes antiraketore të NATO-s. Është një sistem mbrojtjejt kur raketat rrëzojnë raketat dhe e kontrollojnë amerikanët. Ajo që duhet ta kapte dhe ta rrëzonte këtë dron ishte një radar në Turqi i kontrolluar nga SHBA. Për ne është në Rumani, duhet të jetë dhe një në Poloni përkundrejt Rusisë por ende nuk është ndërtuar baza.

Nëse hyn një raketë 6 ton, nesër mund të hyjë dhe një raketë bërthamore apo me armë biologjike, ta kalojë lehtë mbrojtjen antiraketore të NATO-s. Mbrojtja antiraketore e NATO-s nuk kalohet lehtë, ata e kapin. Por ka një problem, në këtë luftë po bëhen disa llogari.