"S'duam të ikësh", nisi të falenderojë Ramën, qytetarët largojnë të renë nga protesta
Dita e gjashtë e protestës para kryeministrisë u shoqërua me tensione pasi një prej qytetarëve që mori fjalën falenderoi Ramën për punët e bëra në Shqipëri.
Vajza e cila ishte studente tha se askush më mirë se Rama nuk mund ta ngrinte vendin.
"Unë kam ardhur t'i bëj një kërkesë kryeministrit tonë pasi e di që ai i dëgjon të gjitha. Ne nuk të kërkojmë të ikësh, të falenderojmë për ngritjen e Shqipërisë në këto vite dhe jam shumë e sigurt që shumë të tjerë nuk do e kishin bërë dot."
Qytetarët e ndërpresin dhe nuk e lejojnë të flasë.
"Më dëgjo! Është diçka që e ka bërë me të vërtetë dhe askush nuk mund ta kishte bërë më mirë. Je i pandalshëm dhe i paprekshëm, por ashtu siç jam dhe unë dhe shumë të tjerë. Situatën mund ta shikosh në syrin e një artisti që je..."
Një nga qytetarët i merr mikrofonin nga dora duke i thënë se kjo është politike.
Ndërkohë vajza përgjigjet që nuk është me asnjë parti.
Qytetarët bërtasin "Ik, ik spiune."
"Kush të ka pru me Edi Rama?" tha një qytetare tjetër.