"Të arrestohet Ramoviçi dhe Erion zdromsi", qytetari ultimatum Kryeministrit: Plotëso kërkesat deri të premten ose dorëhiqu

Qytetari shprehet se policia në vendin tonë duhet të arrestojë kriminelët, dhe jo të rinjtë.

Në fjalën e tij në protestën që po zhvillohet para Kryeministrisë për 6-tën ditë kundër rritjes se çmimeve ai shprehet se policia e shtetit tonë nuk ka guxim të arrestoj hajdutët e incineratorëve dhe kriminelët, që sipas tij janë edhe në qeveri.

Protestuesi: Kjo polici është për kriminelë të caktuar. Një pjesë e tyre është në qeveri duke nisur nga Rama. Kjo polici nuk gjen guximin të arrestojë hajdutët e 430 milionë euro të incineratorëve, nuk gjen guximin Ramoviçin, po pranon talljen, nuk gjen guximin të arrestojë përbindëshin e Bashkisë Erion Zdromsin, nuk gjen guximin arrestojë shumë politikanë të tjerë që kanë pirë gjakun e shqiptarëve.  Ju kërkoj të gjithëve të mbështesin rininë. Kjo polici ka qëllim që të fiksojë rininë. Kjo polici është polici është e ’96, ’97. 2004, 2011, është ajo që dhunoi kuksianët, qytetarët e teatrit. Këta i marrin njerëzit në mënyrë grabitqare.

Ai ka bërë disa kërkesa për Edi Ramën, ndërsa shton se nëse nuk i plotëson të japë dorëheqjen nga posti i Kryministrit.

“Kam disa kërkesa për Ramoviçin, shokun e Vuçiç te Open Balkan:

anulim I ligjit 157 2014 për taksën e qarkullimit

Pezullim i përkohshëm i akcizës mbi karburantet deri në përfundimin e krizës.

Miratimin e ligjit për minimumin jetik. Afati për realiziminn e këtyre 3 kërkesave është deri në fund të javës, deri në datë 18.3.2022. 

Mosrealizimi I këtyre konverton kërkesën për dorëheqjen nga posti dhe hapja e garës brenda PS për Kryeministër. Shqiptarët të bashkohen. Të bllokojnë 2 orë rrugët."