Aktivistja: Rama, Veliaj dhe oligarkët e vet, u përpoqën që me një koncert të ndalonte protestën

Ka nisur dita e gjashtë e protestës kundër rritjes së çmimeve para kryeministrisë, ku qytetarët kërkojnë ndërhyrjen nga qeveria.

Aktivistja Albina Ruko u shpreh se Erion Veliaj e ka shpallur Tiranën si kryeqytet të rinisë, por të rinjtë janë degdisur rrugëve të Evropës.

Ajo shtoi se vendi ynë nuk e ka caktuar akoma një minimum jetik dhe vazhdon si një vend me paga qesharake.

Ruko: Para disa kohësh Erion Veliaj na ka shpallur si kryeqytet të rinisë. Nuk e di se ku janë këta rinj, sepse të rinjtë tanë i kemi degdisur rrugëve të Evropës. Na thonë studentë ama fakultetet i kanë kthyen në banka me tarifat. Na thonë nëse nuk mund t’i përballoni shkoni punoni, por pagat janë qesharake. 

Pyes Ramën pse nuk e kemi minimumin jetik? Pse jemi vendi që një pagë qesharake? Kur ne dalim nga fakultetit dhe shkojmë për të punuar, na thonë se jeni brezi i kafes dhe që rri kot. Rama na ka bërë edhe një pakt me universitetin që nuk e dimë se me kë e bëri. Edhe sot ka bërë një paketë që nuk sjell asnjë benefit për njerëz që janë në protestë. Rama me Erion Veliajn dhe oligarkët e vet, u përpoq që me një koncert të ndalonte protestën e sotme.