Nënë Liza: Me këto çmime s’ka “Ditë Vere”. Do dal në shesh deri sa të më ndalet fryma. Rama e Veliaj t’i vënë gishtin kokës
Në protestën kundër rritjes së çmimeve, që po zhvillohet që prej 6 ditësh përpara Kryeministrisë ishte dhe Nënë Liza.
Në fjalën ajo i ka bërë thirrje Edi Ramës dhe Erion Veliajt që t’i vënë gishtin kokës, dhe të ulin çmimet e mos të shkatërrojnë shtëpitë.
Ndër të tjera ajo tha se Rama veten e vet dhe fëmijët e tij i ka blinduar, ndërsa të rinjtë policët i tërhoqën zvarrë.
Nënë Liza: Rama po hap koncertet e po bën qejfet e veta. Nuk ka ça na bën tjetër. Na ka nxjerrë jashtë. Jemi në rrugë të madhe. Unë do dalë ditë për ditë këtu deri sat ë më ndalojë fryma. Nuk kam shtëpi. Ky popull nuk ka dalë për qejf. Sot s’ka “Ditë Vere”, “Ditë Vere” ka kur ulen çmimet. Rama shtëpinë e vetë dhe fëmijët e tij i ka blinduar. Fëmijët tanë janë shkatërruar s’dinë nga shkojnë. Rama e Veliaj t’I vendosin gishtin kokës.
