“Ta fitojmë këtë luftë”, Marka: Rama me oligarkët po na vjedhin çdo ditë. Ironia për koncertin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Mars 2022, 18:03
Aktivisti dhe pedagogu Jani Marka, pjesëmarrës në protestën kundër rritjes së çmimeve që po zhvillohet prej 6 ditë radhazi është shprehur se Edi Rama së bashku me oligarkët po i vjedhin shqiptarët çdo ditë.
Ai thotë se jemi në luftë me Edi Ramën dhe me oligarkët, ndërsa shton se kjo luftë duhet të fitohet nga qytetarët.
Jani Marka: Edi Rama me oligarkët po na vjedhin çdo ditë. Ne jemi në luftë me Edi Ramën dhe oligarkët. Jemi në luftë me Edi Ramën dhe duhet ta fitojmë.
Marka ka ironizuar edhe festivalin në kuadër të “Ditës së Verës” që do të zhvillohet në sheshin “Nënë Tereza”
Jani Marka: Atje është cirk këtu është festival demokracie.
