U mbajt 3 ditë qeli, përlotet aktivistja: Policët urdhërohen nga kriminelët, nëse nuk ngrihemi ata do të na shtypin

Ka nisur dita e gjashtë e protestës kundër rritjes së çmimeve para kryeministrisë, ku qytetarët kërkojnë ndërhyrjen nga qeveria.

Në protestë e mori fjalën edhe aktivistja Gjyliana Bakalli, e cila u mbaj për 3 ditë në burg, pasi u ndaluar nga policia duke protestuar.

Ajo tha se policët u binden urdhrave të kriminelëve dhe  bëri thirrje që të ketë pjesëmarrja masive në protestë.

Bakalli: Më vjen mirë që ju shoh të gjithëve këtu, por duhet të jemi më shumë. Ato ditë e di se çfarë kam hequr, por nuk do të dorëzohem. Ata policët janë vëllezërit tanë dhe më vjen keq që ju binden disa kriminelëve që ju hanë bukën. Ju falenderoj të gjithë për përkrahjen dhe solidaritetin. Nesër merrni edhe dy të tjerë me vete, sepse dhuna e policisë nuk është dhunë që ua lejon njeri.

Nëse nuk ngrihemi ata do të na shtypin. Këtu nuk ka parti, ai e di shumë mirë këtë gjë. Unë votoj ashtu sikurse votojnë gjithë ministrat. Kur të votoni mbajini mend se kush janë këta dhe ata të tjerët. Votoni me mend sepse përndryshe do të ngelim gjithmonë e më pak. Të gjithë kemi shumë për të humbur, unë rrezikoja punën, të gjithë mund të humbasim punën, por ky nuk është justifikim për administratën. Ngrihuni dreqi ta hajë, kur do të çoheni? Kaq shumë ua kanë vrarë nervin?

U mbajt 3 ditë qeli, përlotet aktivistja: Policët urdhërohen