"Më mirë të jetoni 1 ditë si Luan se sa 1000 vite si dele", Shkodra thirrje Ramës: Mos u tall me protestuesit!
Paralel me protestën që po zhvillohet për të gjashtën ditë radhazi para kryeministrisë në Tiranë, qytetarët e Shkodrës kanë nisur revoltën kundër rritjes së çmimeve.
Ata sot po i përgjigjen kryeministrit Rama dhe paketës së rezistencës që ai prezantoi për qytetarët.
"Përgjigjja jonë është më shumë përgjigje ndaj paketës së qeverisë që është e pamjaftueshme dhe përgjigje ndaj dy nyjeve ku mbahet kryeministri. Kryeministri thotë që është luftë. Një pyetje kam për kryeministrin. Nëse është luftë pse nuk e shpall gjendjen e luftës? Konflikte ka pasur gjithmonë në Lindjen e Mesme, është një situatë e jashtëzakonshme por nëse është luftë shpall gjendjen e luftës.
Te pjesa e energjisë që ai e justifikon duke thënë e blejmë 5-fish më shumë, po kur e shet 5-fish më shumë shteteve të tjera nuk njihet? Vetëm kur të intereson thua e blejmë 5-fish më shumë dhe mbahesh te ai argument. Unë doja të citoja Ali Asllanin te poezia e tij "Hakërrimi", "Hapi, pini dhe rrëmbeni është koha e çakejve, hani pini dhe rrëmbeni është koha e maskarenjve." Thirrja ime është që të çohen për të drejtat tuaja. Është më mirë të jetoni 1 ditë si Luan se sa 1000 vite si dele." Çohuni dhe kërkoni të drejtat tuaja", ishte thirrja e një të riu shkodran.
Qytetarët shkodranë i bënë thirrje kryeministrit që mos tallet me protestuesit.
Për të gjashtën ditë radhazi qytetarët nga jugu në veri po protestojnë kundër rritjen abuzive të çmimeve.

