Protesta e gjashtë para Kryeministrisë, vijon revolta për rritjen e çmimeve

Në të njëjtin bulevard ku mbrëmjen e së hënës, 14 mars 2022, u ngjit një këngëtar latin i ftuar në Tiranë kundrejt qindra mijëra eurove shqiptarët protestuan për bukën e gojës.

Përsëritën thirrjen për uljen e çmimit të naftës, e produkteve të shportës dhe zbutjes së taksave.

“Kush mbjellë uri, korrë revoltë”, është pankarta që mbajnë në duar, ndërkohë bëjnë thirrje që të ulen taksat dhe çmimet e produkteve.

“Kjo protestë është qëndresë. Ne nuk shkulemi pa fituar dinjitetin, pa parë çmimet të bien” tha Mirgen Qiraxhi.

Për përmbushjen e kërkesave i lanë afat qeverisë deri të premten.

Të rinjtë e shoëqruar nga policia dis ditë më parë dënuan forcën e ushtruar nga efektivët.

Ato ditë Zoti e di çfarë kam hequr. Por nuk kam për tu dorëzuar. Ata policët janë vëllezërit tanë dhe më vjen keq që duhet tu binden disa kriminelëve” tha protestuesja Xhuliana Bakalli.

Përfaqësues të biznese thanë se çmimi I naftës dhe mungesa e politikave mbështetëse të qeverisë po detyron uljen e çepenave.

(Shenbim: Lajmi u perditesua)

Protesta e gjashtë para Kryeministrisë, vijon revolta për rritjen