Goci krah bizneseve: Protestat s'i ndalim, s'janë kundër jush por kundër qeverisë. Të merren masa urgjente

Aktivisti dhe pedagogu Ervin Goci, shprehet se protesta që po zhvillohet prej 6 ditësh në vendin tonë nuk është kundër bizneseve por kundër qeverisë.

Në një deklaratë për mediat, një orë para se të nisë protesta, Goci tha se nëse nuk merren masa urgjente, ekonomia në vendin tonë do të dobësohet, pasi bizneset kanë pasur ulje gjatë këtyre ditëve të fundit.

Ervin Goci: Kjo nuk është protestë kundër biznesit, por kundër qeverisë. Nëse nuk ka masa urgjente Shqipëria në këtë periudhë që o hyn do të jetë shumë e dobësuar nga ana ekonomike. Do i vazhdojmë këto protesta.

Edhe ditën e sotme në orën 17:00 do të zhvillohet protesta kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve. Fillimisht protesta do të zhvillohet para Kryeministrisë.