Sharka: Nga skema e qeverisë përfituan 15% e fermerëve, ja sa naftë harxhohet në bujqësi

Eduart  Sharka, përfaqësues i sindikatës së fermerëve, është shprehur se skema që u paraqit para një viti nga qeveria për të ndihmuar fermerët, impaktoi vetëm 15% të fermerëve shqiptarë.

Në një deklaratë për mediat ai tha se nga 20 milionë litra naftë pa taksa që duhet të japë qeveria tashmë do të japë vetëm 6 milionë, dhe sipas tij kjo është diskriminuese.

Eduart Sharka: Çmimi i naftës është zëri kryesor i kostos në çmimin bujqësor. Deri para një viti fermerët shqiptarë si askush në rajon dhe në Evropë e blinin njëlloj sit ë gjithë konsumatorët e tjerë. Para 1 viti doli skema e naftës pa taksa për të ndihmuar fermerët që në fakt impaktoi vetëm 15% të fermerëve shqiptarë. Më shumë u harxhuan lekë nga buxheti I shtetit për studimin e kësaj skeme, dhe fermerët u vunë në radhë sepse fondi ishte shumë i kufizuar.

Duhet të futeshe në të parët që aplikonin për të përfituar. Bujqësia shqiptare konsumon rreth 40 milion litra naftë, skema filloi me 30 milion litra. Me dyfishimin që u bë vitet e fundit arrin në 6 milion litra. I bie 20 milionë litra të ishin naftë pa taksa. Nga 20 që duhet të japë qeveria për të impaktuar të gjithë fermerët që merren me bujqësi do japi vetëm 6 milionë. Këto janë kritere diskriminuese. Fermerët janë target grupi që u godit i pari nga këto çmime.

Prej 6 ditësh në vendin tonë janë zhvillua protesta kundër rritjes së çmimit të naftës dhe të produkteve ushqimore.