“Ithtohet” edhe ballokumja! Rritja e çmimeve prek ëmbëlsirën e Ditës së Verës

Pas dy viteve pandemi, Dita e Verës u festua pa kufizime në sheshe, por me rritjen e çmimeve si armik të ri për familjet shqiptare. E ëmbël si çdo vit, por dyfish me e shtrenjtë ishte ballokumja simbol i Elbasanit.

Pranvera këtë vit nuk erdhi vetëm me lule, por dhe çmime të rritura.

As ballokumja, simbol i "Ditës së Verës", nuk i shpëtoi dot.

E ëmbël si çdo vit, por dyfish me e shtrenjtë.

"Çmimet e ballokoumes janë pak shtrenjtë."

Çmimi për një copë të ëmbëlsirës niste nga 100 lekë, ndërsa sasia e prodhuar ishte më e paktë.

"Këtë vit ka dhe 100 lekë, ka dhe më të shtrenjta."

Panairet dëshmuan kohën e vështirë dhe pasigurinë për pjesën më të madhe të qytetarëve.

Artizanët folën për krizë shitjesh.

"Është shumë krizë, jashtë mase."

"Ka rënë shumë, ësht goxha vështirë, por shpresojmë për ditë më të mira."

Me çmime të rritura për çdo produkt, vetëm ajri dhe shëtitjet mes aktiviteteve kishin mbetur falas.

Pas dy viteve pandemie të koronavirusit, Dita e Verës u festua pa kufizime në sheshet e qyteteve, por me çmimet si armik të ri.

“Ithtohet” edhe ballokumja! Rritja e çmimeve prek