Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë, arrestohen në Spanjë vëllezërit shqiptarë

Operacioni u realizua nga Fast Albania në bashkëpunim të ngushtë me Fast Spain dhe me Interpolin e të dy vendeve.

Dy vëllezër shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të mbetur në tentativë, janë arrestuar nga FAST Albania dhe FAST Spain për vendndodhjen e dy vëllezërve në kërkim.

"Në kuadër të operacionit, në qytetin Valencia të Spanjës, bazuar në informacionet e dhëna nga Fast Albania, u bë e mundur kapja, nga Fast Spain, e dy vëllezërve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. K., 37 vjeç dhe M. K., 41 vjeç, i cili përdorte një pasaportë të falsifikuar të Maqedonisë së Veriut".

Për të dy vëllezërit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim”, e mbetur në tentativë dhe "Prodhim e mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake".