Fshatrat e Bulqizës të bllokuar, banori: Të sëmurët i transportojmë në krah, Bashkia nuk ndërhyn
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Mars 2022, 14:22
Ndërsa pjesa më e madhe e vendit po i gëzohet Ditës së Verës, disa fshatra në Bulqizë prej 10 ditësh ndodhen të bllokuar nga bora.
Siç mund ta shikoni dhe nga videot, ky banor i fshatit Ternovë e Madhe po tenton të hapë rrugën me çizme.
Ai thotë se Bashkia nuk ka marrë asnjë masë për hapjen e rrugës dhe po detyrohen që të sëmurët ti transportojnë në krah për ti dërguar në spital.
Vlen të theksohet se muaji mars, si rrallë ndonjëherë, është karakterizuar nga mot i ftohtë me reshje shiu dhe dëbore.

