"Protesta na dha dy dhurata", qytetari: Zgjohemi pa dhimbje koke se Veliaj nuk na del në TV prej ditësh

"Në rast se ti nuk je i aftë ta menaxhosh krizën, në rast se ti nuk je i aftë ta menaxhosh këtë situatë atëherë pse qëndron ene në lëtë zyrë? Pse nuk largohesh?"

Kjo ishte pyetja që një prej qytetarëve i drejtoi kryeministrit Rama në ditën e pestë të protestës masive të qytetarëve para kryeministrisë.

"Kjo protestë ka pasur dhe një dhuratë të dytë për gjithë qytetarët tanë. Është dita e disatë që ne zgjohemi me më pak dhimbje koke. E dini pse? Sepse është dita e disatë që Erion Veliaj nuk na del në televizor. Kjo përtej shakave është një arritje shumë e madhe e protestës.

Ai i bëri thirrje gjithë studentëve, që të martën të zgjohen të gjithë dhe t'i thonë të gjithëve se rinis qëndron në Shqipëri, studentët qëndrojnë në vendin e tyre.