Protestuesi thyen orën rolex "E kam false" sfidon ministrat: Thyejini dhe ju, që i keni 100 mijë euro e lart
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Mars 2022, 13:31
Prej 5 ditësh qytetarët vijojnë të protestojnë para kryeministrisë duke kërkuar uljen e çmimeve dhe të taksave të karburantit që do të sillnin dhe uljen e çmimit.
Dje kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk heq taksat dhe e quajti protestën turp kombëtar.
Edi Rama: Taksat e naftës nuk do të hiqen dhe këtë nuk ka protestë me drita Iphone dhe bllokim rrugësh me goma X5 që e zhbën. Taksat e naftës nuk do të hiqen sepse çmimi i energjisë nuk do të rritet. Ky është thelbi i moralit dhe i arsyes së kësaj zgjedhjeje.
Në kundërpërgjigje një protestues theu orën roleks duke thënë se ajo është falso dhe ftoi dhe kryeministrin dhe ministrat të bëjnë të njëjtën gjë, por ndryshe nga ai, ata e kanë origjinale.







