Protestuesit ulen këmbëkryq dhe bllokojnë rrugën te Gjykata e Lartë, ndërhyn policia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Mars 2022, 13:44
Qytetarët u zhvendosën në rrugën "Myslym Shyrri" pas mbylljes së protestës para kryeministrisë.
Gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj bën me dije se janë angazhuar dy struktura policore, Forcat e Rendit dhe shqiponjat të cilët kanë krijuar një kordon policor dhe po shtyjnë me trup protestuesit në mënyrë që të largohen nga rruga dhe mos e bllokojnë.
Po bëhen thirrje të njëpasnjëshme nga forcat e policisë që rruga të lirohet nga protestuesit.
Ndërkohë protestuesit bëjnë thirrje për tu ulur këmbëkryq në mes të rrugës në mënyrë që policia të mos ketë mundësi të ndërhyjë.














