Video/ Napoli i përgjigjet me fitore Milanit, mund Veronën falë Osimhen
Edhe pse humbi sfidën direkte për kreun me Milanin, Napoli nuk dorëzohet. Të kaltërit vijojnë të ruajnë ritmin e kuqezinjve teksa sot dhanë një përgjigje shumë të fortë duke mposhtur Veronën në fushën e këtyre të fundit.
Në fakt, Verona u ka hapur probleme shumë ekipeve të kreut këtë sezon por sot Napoli arriti të bënte maksimumin duke fituar 2-1 edhe pse në fund rrezikoi disi.
Që në 14’, ishte Victor Osimhen që i dha avantazhin skuadrës së Spallettit ndërsa dueli ishte shumë i fortë dhe në 72’ sërish sulmuesi Nigerian realizoi golin e dytë për të sioguruar 3 pikët.
Verona rihapi ndeshjen 5 minuta më pas me golin e Faraonit por minutat e fundit ishin plot tension ndërsa Ceccerini dhe pikërisht Faraoini dolën me të kuq me Napolin që merr fitoren dhe mbetet 3 pikë larg Milanit./Ora News/.
