"Edvin matu mirë!", protestuesi paralajmëron Ramën: Bëj publik buxhetin e shtetit në gjendje lufte

Një nga protestuesit para kryeministrisë i kërkoi kryeministrit Edi Rama të bëjë transparente sa është buxheti i luftës dhe rezerva shtetërore në gjendje emergjence.

Ai e paralajmëroi kryeministrin se populli nuk do t'i ndalë protestat. Ai tha se largimi i Ramës do jetë fillimi i drejtësisë në vend. 

Qytetari: Edvin matu mirë. Sa është buxheti i luftës, sa e ke rezervën shtetërore në gjendje lufte? Na i deklaro. Pastaj dil dhe më bëj hesap. Edvin kuptoje mirë. Por të them dhe njëherë, ky popull nuk do ikë kaq lehtë. Është populli që vendos. Këto kërkesa janë të këtij populli dhe çdo qytete me këto kërkesa do dalë. Ti duhet të ikësh një orë e më parë. Edvin ka një problem shumë të madh. Ke kapur mediet, pushtetin, gjykatat, çdo gjë në Shqipëri. Largimi yt është për të gjithë këta njerëz fillimi i drejtësisë shqiptare. Nëse largohesh ti fillon drejtësia shqiptare, do i ktheni paranë që keni vjedhur gjithë popullit shqiptar.