"S'jemi në luftë, jemi zhytur në korrupsion", thirrjet para kryeministrisë: Po nuk ranë çmimet, do bjerë qeveria
Të shumtë ishin qytetarët që morën fjalën gjatë protestës së sotme e cila filloi në orën 11:00 te sheshi "Skënderbej" dhe u zhvendos më pas te kryeministria. Një prej qytetarëve hodhi akuza mbi qeverinë duke thënë se nuk jemi në luftë, por të zhytur në korrupsion.
"Nëse do ishim në luftë kryeministri së bashku me eskortën që e ka pas vete do të na tradhtonin duke lënë këtë vend në pikë të hallit, duke i shtuar dhe plagët e luftës. Nuk jemi në luftë, jemi të zhytur thellësisht në korrupsion, padrejtësi. Kjo qeveri e ka çuar vendin në pikë të hallit. Kjo është sprova jonë e fundit për të mbetur gjallë. Rroftë Shqipëria, rroftë populli shqiptar.
Ndërkohë para kryeministrisë dëgjoheshin thirrjet "Do dalim në rrugë me qindra, me mijëra. Po nuk ranë çmimet do bjerë qeveria."
