Tentoi të vrasë 22-vjeçarin, arrestohet autori i plagosjes në Roskovec

Një 22 vjeçar mbeti i plagosur rëndë në Roskovec pasi u sulmua me thikë nga një 19 vjeçar.

Ngjarja u shënua gjatë paradites, pas një konflikti  mes dy të rinjve.

I riu mori goditje në shpatull dhe zonën e barkut dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin mjekësor në Spitalin e Fierit.

Disa orë pas ngjarjes, autori 19-vjeçar i sulmit me thika u vu në pranga!

Ai është identifikuar si Enkelejd Prifti, ndërsa policia ka ngritur ndaj tij akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.