Do shkriheni së qeshuri, asgjë nuk është siç duket në lojën "Lexo buzët e mia"
"Lexo buzët e mia" është loja me të cilën "përballen" të ftuarit në studion e Why?Not në RTV Ora.
Këngëtari Tiri Gjoci i është bashkuar së fundmi lojës me moderatoren Roza Lati.
Ajo që ndodh do t'ju shkrijë gazit.
Tiri Gjoci: Pi cigare të trasha.
Roza Lati: Picari. Picar qeraxhiu, qeraxhesha. Pi cigare të trasha se mbaroi kënga (qesh).
Tiri Gjoci: Fati ishte me ty!
Tiri Gjoci: Piskatore qimesh.
Roza Lati: Ma thuaj dhe njëherë. Ore pse më shkon mendja vetëm për gjëra të pista. Ta them? Tore...kush është kështu? (Qesh) piskatore qimesh? E tmerrshme!!
Tiri Gjoci: Qiell me predha.
Roza Lati: Qielli me predha. Isha duke djersitur se thashë obobo!
Kufjet i kaluan të ftuarit Tiri Gjici, ndërkohë që moderatorja Roza Lati vazhdonte me lojën.
Roza Lati: Zero me bisht.
Tiri Gjoci: Edhe një herë. Se e dyta ishte pa prish më duket. (Shpërthejnë të qeshurat). S'po pushon kjo duke kënduar. Nuk e di s'e gjej dot.
Heq kufjet dhe e merr vesh atë që ishte shkruar.
Roza Lati: Bulemt jugu.
Tiri Gjoci: Çuçu çfarë ishte ajo? Kjo e fundit nuk e kuptoj fare. Buzëmadh, ku di unë (qesh). O Zot!
Roza Lati: Të paça, na rruaç.
Tiri Gjoci: Të marrsha, çfarë? Të pafsha, të pasha. Edhe njëherë shpirti! Të bëfsha tatuazh. (Qesh). Basha. Lulzim Basha. Çfarë është. Të paça..edhe një të fundit.

