Ishte nisur drejt Italisë, përmbyset autobusi me refugjatë ukrainas, 1 e vdekur
Nga Alba Kepi Përditësimi i fundit 13 Mars 2022, 10:33
Një aksident i rëndë është verifikuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, 13 mars në autostradën A14 në afërsi të Forli.
Një autobus me refugjatë ukrainas ka dalë nga rruga dhe është përmbysur duke shkaktuar 1 viktimë e disa të plagosur.
Autobusi ishte nisur nga Ukraina me destinacion qytetin e Pescara në rajonin e Abruzzos.
Viktima është një grua e re e cila kishte mbetur në anën e poshtme të automjetit të rrëzuar.





