Moderatorja Enxhi Cuku: Televizioni nuk ka qenë synimi im, por isha rruga e vetme që të zhvilloja karrierë

Industria e medias, si një ndër ndikueset më të mëdha në botë eksperimenton pa fund në krijimin e imazheve të reja, për ti ofruar publikut modele, karaktere , individë të cilët ndiqen dhe pëlqehen.

Bota mediatike karakterizohet nga konkurrenca dhe ambicia për të sjellë gjithmonë imazhe të reja. Të ftuara në emisionin “Jeto me Orën” ishin Enxhi Cuku, aktore e moderatore njëkohësisht si dhe Adisa Gjomemo, një vloger shumë e suksesshme.

Televizioni investohet ne figura të bukura dhe që vlejnë për të. Vajzat e ftuara në studio na treguan që hapat e tyre drejt karrierës së tyre i çuan ato edhe drejt ekranit. Për Adisën rruga drejt televizionit ka nisur fillimisht me intervista të ndryshme që ajo bënte duke e kujtuar atë moment me shumë nostalgji.

Ndërsa për sa i përket Enxhi Cukut, ajo fillimisht ka qenë pjesë e asamblit të valleve popullore duke qenë kështu dalja e saj e parë televizive.

Ajo u shpreh se “Nuk e kam dashur dhe as nuk e dua televizionin, por ishte e vetmja rrugë që unë të zhvilloja karrierën time”.

Pasioni i saj është youtube dhe ka qenë pikërisht ajo që Adisa ka dashur të bëjë që kur ka qenë moshë më të vogël. Adisa Gjomemo na tregoi se “Në muajt e parë nuk flija gjumë pasi doja të dija se çfarë shkruante publiku për mua nëpër komente”. Punën e parë të saj Enxhi e kujton si një eksperiencë ku ka mësuar shumë gjëra, pra një eksperiencë e vlefshme për të. Formati që e tërheq më shumë është ai që ka lidhje me kinematografinë.

Vështirësitë në karrierën e Enxhit ka qenë të mëdha pasi ajo bënte disa role njëkohësisht si autore programi, regjisore moderatore etj.

Projektet e saj në të ardhmen janë 2 premiera të cilat janë xhiruar gjatë periudhës së pandemisë. Gjithashtu dhe Adisa na tregoi se shumë shpejt do lancojë dhe projektet e saj në youtube.