"Lamtumirë", u deshën 3 vite për ta publikuar, Tiri Gjoci tregon ekskluzivisht për Why?Not

Këngëtari i njohur Tiri Gjoci së fundmi ka publikuar projektin më të ri muzikor "Lamtumirë". I ftuar në studion e Why?Not në RTV Ora me moderatoren Roza Lati ai tregoi se ju deshën 3 vjet për ta publikuar këtë këngë. Madje, rrëfeu për herë të parë edhe arsyen pse ju desh kaq kohë.

Gjoci: Kënga ka rreth 3 vite që është shkruar, por unë vendosa ta nxjerr tani duke qenë se kisha disa probleme me strofën e parë, nuk po gjeja...nuk po më pëlqente strofa e parë e këngës. Jo teksti, se njerëzit fillojnë e lidhin pastaj e ke ndryshuar dhe tekstin  e strofës së parë se ka lidhje me shtëpinë e madhe, por që nuk ka lidhje fare. Megjithatë ja vendosa ta lancoj pas 3 viteve.

Roza Lati: Je detajist.

Gjoci: Jam një çikë.

Roza Lati: Kënga më pëlqen shumë. Më pëlqen dhe pak make-up që ke bërë te sytë.

Gjoci: Po i kam nxirë pak. Doja ta provoja, plus jam ndikuar pak edhe nga rock star. Por besoj që ka funksionuar.