Ekskluzive në Why?Not/ Çfarë po ndodh me Don Phenom, a është kthyer fuqishëm?

Don Phenom është rikthyer në tregun e muzikës. së fundmi i ftuar në Why?Not në RTV Ora me moderatoren Roza Lati ka treguar planet e tij dhe projektet me të cilat ka punuar.

Don Phenom: Momentalisht jam në Tiranë, por një herë në javë jemi te studio që kemi hapur në Prishtinë bashkë me vëllain e Unikatil. Deri tani kemi dalë me emrin "Bronx Studio" kështu që e bëmë pak më të thejshtë. Aty kemi punuar, kemi bërë dhe albumin që ka dalë dhe që jam duke lancuar të gjitha këngët që kanë dalë në album. Albumi ka 3-4 muaj që ka dalë në Spotify, kam përdorur një marketing amerikan në albumin e dytë.

Te albumi i parë i kam lancuar këngët në të gjitha platformat dixhitale, kurse te albumi i dytë i kam publikuar të gjitha platformat dixhitale përveçse në yuotube. Ngadalë i kam publikuar dhe në Youtube. Teknika e parë më e mirë (qesh). Nuk ishte teknikë e keqe dhe kjo, thjesht ishte problemi që kur doli në platformat e tjera dixhitale shumë fansa filluan t'i marrin këngët dhe i lanconin vetë në Youtube. Shumë njerëz i kishin dëgjuar këngët para se të dilnin.