“Dua gjysmat e lekëve” Monika Lubonja bën kërkesën ‘Bombë’ për aktoren e Portokallisë


Aktorja e mirënjohur dhe shumë e dashur për publikun, Monika Lubonja, së fundmi ka qenë e ftuar në limuzinën e 'Glamour Zone', ku në intervistën për moderatoren Ester Bylyku, bëri një kërkesë për aktoren e humorit Renada Caci.

Ester Bylyku: Si tu duk imitimi që të bënë në Portokalli? Nuk mu duke shumë e kënaqur kur e pe.

Monika Lubonja: Më pëlqeu, por nuk e kuptova pse më bënë aq të sertë, unë jam më e ëmbël. Pastaj kishte veshur një xhaketë të gjatë, unë nuk jam ashtu. Atë vajzën (Renada Caci), unë e kam shume xhan. Do ta takoj shumë shpejt se dua të pi një kafe me të, dhe t`i them: Tani më jep gjysmat e atyre lekëve që ke marr me figurën time.