Erjon Elmazi, tregon  sesi mbetjet e çuditshme i ktheu në art

Në pjesën e tretë të emisionit të pasdites “Jeto me orën” në RTV ora ditën e sotme ishte i ftuar një personazh shumë interesantë, i cili në mënyrë krejt rastësore u përballë me një pasion, të cilin tashmë e ka kthyer në profesion.

Erjon Elmazi, në profesion mësues në lëndët Histori-Gjeografi, e tashmë prej dy vitesh ka ndërmarrë një iniciativë interesante ai riciklon mbetje të ndryshe që gjen në bregdet. Ai tregoi në studio sesi nsi ky rrugëtim për të. 

“Duke qenë me pushime partia disa vitesh në Sarandë, pashë disa artisanal nga Shkodra, të cilët krijonin punime me guaska, mbetje të ndryshme që pushuesit hidhnin në det. Më pas u informova duke marrë informacione në internet, dhe fillova të eksplorojë, por siç duket ja dola me sukses. Nuk dija sesi pritet një dru, nuk kisha informacion mbi telat që përçojnë rrymë elektrike, port ë gjitha këta i mësova nga internet”, tha Elmazi. Ai tregoi për punimin e parë i cili ishte një ambazhur.

“Në fillim kam bërë një ambazhur, pashë që të afërmit dhe ata që më njihnin e pëlqyen këtë. Kështu vazhdova, hapa rrjetet sociale, kisha kërkesa dhe pyetje sesi arrihen këto produkte”, tha më tej ai.

Ndër të tjera ai rrëfeu edhe një ndër mbetjet më të “çuditura’ për të, që e solli në art duke krijuar një ambazhur.

“Isha duke shëtitur me familjen në bregdet, pashë një shishe vere që ishte e zhytur në rërë, u ndala dhe po gërmoja aty. Familjarët mbetën të çuditur duke më parë, më pas këtë shishe e ktheva në një produkt, në ambazhur’, tha ndër të tjera ai. Produktet që Elmazi sjell nga mbetjet e ndryshme të gjetura në bregdet, ai i sjell në formën më të mirë. 

Duke bërë kështu, që të gjenden në disa pika dhe tregje tek punimet artizanale.