Ja si qëndron e vërteta e prapaskenave të klipit "Lamtumirë" e Tiri Gjocit

"Lamtumirë" është projekti më i ri muzikor i këngëtarit Tiri Gjoci. Së fundmi, këngëtari ka qenë i ftuar në Why?Not në RTV Ora me moderatoren Roza Lati. Për publikun, ai ka rrëfyer edhe prapaskenat e klipit dhe këngës të cilën ju deshën 3 vite për ta publikuar.

Gjoci: Klipin e kësaj kënge e ka konceptuar Neda Balluku dhe ajo zgjodhi që të kishim një balerinë në vend të një aktoreje. Unë jam shumë i lumtur pasi i ka bërë pak nga të dyja, edhe aktrimin edhe baletin Elda.

Roza Lati: Është fantastike.

Gjoci tha se konceptin e ka realizuar Neda Balluku dhe drejtor fotografie ishte Shpëtim Baca.

Gjoci: Enis Mullaj ka bërë produksionin edhe pse e kam lodhur pak se e kemi zgjatur 3 vjet. Ja ka vlejtur. Tekstin e kam bërë vetë.