'Iliri është në delir' Monika Lubonja shpërthen pas akuzave të Ilir Shaqirit, e merr në telefon LIVE në emision
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Mars 2022, 22:48
Monika Lubonja, ka qenë e ftuara e radhës në emisionin 'Glamour Zone', ku rrëfeu për moderatoren Ester Bylyku, disa të fshehta nga eksperienca e saj më e fundit televizive.
Pasi tregoi kërkesat që i bënte Arbana Osmanit në dhomën e rrëfimit dhe zbuloi se cila është dashuria e vërtetë e Donaldid, Bora apo Beatrix, Monika u ndal edhe tek Ilir Shaqiri.
Ester Bylyku: Përpara disa ditësh Ilir Shaqiri, tha se ti nuk je në shinat e arsyes. Çfarë do t`i thuash?
Monika Lubonja: Edhe ai është delirant. E kemi djalin në delir tani.
Monika Lubonja, madje pranoi sfidën e Ester Bylykut, për ta marr në telefon Ilirin dhe t`ia thotë personalisht që ai është delirant. Monika e pranoi. Ndiqni videon e mëposhtme për të parë çfarë ndodhi
