Akuzohet për përdhunim, aktori i njohur francez mohon akuzat e ngritura kundër tij

Aktori i njohur francez, Gerard Depardieu, ka mohuar akuzat e ngritura kundër tij për përdhunim dhe dhunë seksuale. Hetimet kundër tij filluan pas padisë së ngritur nga aktorja franceze Charlotte Arnould vitin e kaluar. I njohur si mik i presidentit rus Vladimir Putin, Depardieu është shprehur kundër luftës në Ukrainë.

Një gjykatë në Paris deklaroi se do të vazhdojë me hetimin ndaj aktorit të njohur Gerard Depardieu.

Aktori, 73 vjeçar, u akuzua vitin e kaluar për përdhunimin dhe sulmin seksual të një aktoreje të re franceze në shtëpinë e tij në Paris tre vjet më parë, një akuzë që ai e ka quajtur "të pabazë".

Vendimi erdhi pasi kryeprokurori i Parisit Remy Heitz tha në një deklaratë se kishte "prova serioze dhe të konfirmuara që justifikojnë Gérard Depardieu të mbetet i akuzuar" në çështjen e ngritur nga aktorja, Charlotte Arnould.

Aktorja franceze e akuzoi Depardieu për abuzim, që sipas saj ka ndodhur në shtëpinë e aktorit francez në Paris më 2018. Një vit më parë, ajo u shpreh për mediat se nuk mund të të heshtte më, dhe se kërkonte drejtësi.

Por, përmes avokati të tijt, Depardieu ka mohuar  në mënyrë kategorike akuzat e ngritura.

Prokurorët francezë hoqën dorë nga hetim në 2019, duke argumentuar se nuk kishin prova të mjaftueshme, por hetimet rinisën në Dhjetor të 2020.

Një nga aktorët më të famshëm dhe produktiv të Francës, Depardieu, ka luajtur në rreth 170 filma gjatë gjithë karrierës së tij. Ai fitoi çmimin “Golden Globe” për aktorin më të mirë në një rol kryesor në komedinë e vitit   1990 “Green Card”.

Në vitin 2013, ai shkaktoi një protestë të madhe duke u larguar nga Franca dhe duke marrë nënshtetësinë ruse për të protestuar kundër rritjes së propozuar të taksave për të pasurit në atdheun e tij.

Depardieu, mik i presidentit rus Vladimir Putin, javën e kaluar doli kundër luftës në Ukrainë dhe bëri thirrje për negociata.

"Unë jam kundër kësaj lufte vëllavrasëse. Unë them 'ndaloni armët dhe negocioni'," tha Depardieu.