Çfarë ndodhi? Dajana: O Zot ç'kam bërë për ta merituar unë këtë?!
Shpesh ndodh që ndjekësit të dalin nga tema e mbrëmjes në D-Night e të thonë mendimin e tyre në lidhje me tema që ata i prek ose kanë dëshirë të japin mendimin e tyre.
I tillë ishte edhe një mesazh, i cili thoshte shumëçka, por vetëm për temën nuk jepte një opinion.
Mesazhi në telefon: Unë besoj se fëmijët i mësojnë hallet se të gjithë kanë qenë fëmijë dhe është momenti i kujtesës më të fortë. Ata kujtojnë hallet dhe momentet që kanë qenë në vështirësi dhe kur përplasen me to i kuptojnë më shumë ato që shikojnë dhe vetvetiu i lind ajo ndjenjë që janë përplasur më parë.
Dhe kjo i ringjall edhe një herë në momentet e tyre e nuk ka nevojë për mësim, por me ndjenjat e çdo personi.
Dajana: O Zot, çfarë kam bërë për ta merituar unë këtë?! O ku jetoj unë!
D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00
Për më shumë, klikoni në linkun më poshtë:
