“Ja thosha Arbanës në dhomën e rrëfimit” Monika Lubonja zbulon kërkesat që i bëri moderatores së famshme


Aktorja Monika Lubonja, ka dhënë gjatë mbrëmjes, një intervistë për moderatoren Ester Bylyku, në emisionin e saj 'Glamour Zone' në TV ORA, ku ka folur për eksperiencën e fundit televizive. 

Pasi përmendi shumë emra, dhe zbuloi shumë të fshehta, Monika Lubonja, së fundmi tha dhe një kërkesë të vazhdueshme që kishte për moderatoren Arbana Osmani.

Por cila ishte ajo?

'Edhe në dhomën e rrëfimit, i thosha Arbanës që unë dua të takohem me pilotin' u shpreh Lubonja.

Ajo tha se piloti i famshëm, tashmë është mik i saj. Ai është i martuar, ka dy vajza dhe Monika së shpejti do të takohet me familjen e tij.