Qytetarët thirrje politikës të qëndrojë larg protestës: Na keni pirë gjakun!
Qytetarët janë mbledhur në ditën e pestë në protestës në sheshin Skënderbej për të vijuar më pas marshimin drejt kryeministrisë. Një nga protestuesit i bëri thirrje politikës që ët qëndrojë larg protestës.
"Politika është si gjarpri nuk i gjenden këmbët. Kam një thirrje për ata të rinj që i merrni i mbani brenda. Na merrni ne pleqve, të paktën do na jepni ushqimin falas. Lëreni rininë! Një thirrje tjetër, asnjë surrat politik që ka qenë në Shqipëri të mos i afrohet kësaj proteste sepse të gjithë na kanë pirë gjakun."
"Kryeministër i bërë të gjithë lypsa. Merr masat mirë ose largohu, mos të shohim më. Fukarenj çdo ditë po bëhemi."
Protestuesit i bënë thirrje dhe qytetarëve të tjerë që t'i bashkohen protestës dhe paralajmëruan se revolta do të vijojë me muaj të tërë nëse nuk gjendet një zgjidhje.
