Situatë e pakëndshme me Alban Ramosaj, Tiri tregon në Why?Not arsyen: E mori personale...

Alban Ramosaj prej vitesh shok me këngëtarin Tiri Gjoci së fundmi e ka hequr këngëtarin nga followersat në Instragram dhe shkak u bë një story që këngëtari Gjoci kishte postuar m Romeo Veshajn. I ftuar në studion e Why?Not në RTV Ora me moderatoren Roza Lati Gjoci rrëfeu se si arriti puna deri këtu.

Gjoci: Kam pasur një situatë jo fort të mirë me Albanin, vëllain e Trixës për shkak të shoqërisë që unë kam me çunat (Romeo dhe Donald Veshaj) dhe një postimi që unë bëra në Instagram me Romeon. U mërzit.

Roza Lati: Është vëlla protektiv.

Gjoci: Është shumë djalë i mirë, por u mërzit pak. Unë i thashë mos u mërzit. Njerëzit duhet të kuptojnë, sidomos Albani, unë i dua të dy, si Trixën, si Donaldin. Ka gjithë të drejtën e gjithë botës të jetë vëlla protektiv.

Roza Lati: Çfarë statusi bëre ti? Si është puna, ta sqarojmë.

Gjoci: Unë bëra një story me Romeon, ishte ora 00:00 dhe shkrojta "Bitch i mesnatës". Është këngë e bërë nga Tingulli Tren dhe Alban Ramosaj. Më shkruajti dhe e mori personale, që t'i biem shkurt. Ai gjasme u zhgënjye, duke qenë se kemi shoqëri prej vitesh bashkë, nga story im. Morali është ky, që nuk rrotullohet bota rreth askujt. Ai story nuk ka qenë për askënd, përveçse ishim dy miq në makinën time në 12 të natës dhe kjo është. Të gjithë ata që më njohin nga afër e dinë shumë mirë se sa tip jo kunjash jam, edhe ai që më ka njohur duhet ta dinte këtë gjë. Trixa nuk u mërzit aspak nga story im, u mërzit Albani.