Tiri Gjoci flet për marrëdhënien e tij me Donald dhe Romeo Veshaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Mars 2022, 21:33
Binjakët Romeo dhje Donald Veshaj shfaqen shpesh në Instagram në shoqërinë e këngëtarit Tiri Gjoci. Së fundmi këngëtari i ftuar në Why?Not në RTV Ora me moderatoren Roza Lati ka folur për marrëdhënien e tij me çunat.
Roza Lati: Unë e di sensin e humorit të tyre, di dhe tëndin. Mendoj se bëheni një dorë gallate kur jeni aty në tavolinë. Më trego ndonjë situatë komike.
Gjoci: Më mirë të tregoj situatën e kundër komikes, të tipit si më ka penalizuar mua marrëdhënia me çunat. Unë kam pasur shumë shoqëri dhe me Trixën, e kam pasur në lice, shoqe bange shumë të mirë dhe kam shoqëri me çunat. Edhe njerëzit tani e lidhin doemos situatën, edhe këngën.
