Bora apo Beatrix? Monika Lubonja zbulon dashurinë më të madhe të Donaldit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Mars 2022, 22:53
Bora apo Beatrix? Me cilën nga vajzat ka qenë vërtetë i dashuruar Donald Veshaj? Kjo ka qenë një nga temat më të diskutuara nga mediat por edhe nga publiku i gjerë.
Së fundmi kjo pyetje iu bë Monika Lubonjës, e cila ka qenë më pranë Donaldit dhe shpesh ai i ka hapur zemrën. E ftuar në emisionin 'Glamour Zone' në TV ORA, Monika Lubonja, tha për moderatoren Ester Bylyku se cilat ishin ndjenjat e tij për Triksën.
Ester Bylyku: Sipas mendimit tënd, cila ka qenë dashuria më e bukur, më e qëndrueshme e Donaldit? Bora apo Beatrix?
Monika Lubonja: Sa i përket dashurisë së Donaldit, unë mendoj që fjala dashuri ende nuk ka ardhur. Të dy duhej të ishin njohur. Kanë pasur një njohje një mujore, nuk e di sepse tani pas daljes kam parë shumë gjëra.
