FOTOLAJM/ “Më mirë sot me turmën sesa, nesër me Malumën! "Boll na vodhët!" Shqiptarët ngrihen në këmbë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Mars 2022, 14:21

Mijëra shqiptarë ishin mbledhur sot për të protestuar e ngritur zërin ndaj qeverisë për shkak të rritjes së madhe të çmimit të naftës dhe të produkteve të tjera ushqimore.
Si asnjëherë më parë qytetarët mbushën të gjithë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
Ata mbanin pankarta në duar ku ndër të tjera shkruhej.
“Boll na vodhët.
“Më mirë sot me turmën sesa, nesër me Malumën"
"Sanksionet ishin për ne, apo për Rusinë?"
"Çmimet më të shtrenjta në Europë, Ushqemi më keq se në Afrikë."
"Kafshatë që s'kapërdihet lehtë asht o vlla mjerimi."
"1 litër naftë me shtrenjtë se minimumi jetik në ditë"
"Ndaloni exportin e hashashit, le ta këmbejmë me grurë"
"Nuk privatizohet Atdheu"
Foto: LSA