I verbri në protestë: Policia të mos prekë protestuesit, hajdeni të gjithë këtu!

Në protestën kundër rritjes së çmimeve ka folur edhe një person i verbër i cili ka kërkuar pjesëmarrje masive.

Ai i bëri thirrje që policia t’i heqë uniformat dhe kapelat ashtu si në Francë dhe tu bashkohet protestuesve në shesh.  

“Jam një person i verbër dhe emigrant. Thirrja që kam është që policia të heqë uniformat dhe kapelat si në Francë dhe të bashkohen me qytetarët. Mos prekni protestuesit dhe qytetarët. Si u rri çmimi i naftës menjëherë? Është faji i tij për çdo gjë. Ju përshëndes të gjithëve dhe ju them që të jemi të gjithë këtyre derisa kjo të marrë fund."