Nis protesta kundër rritjes së naftës, qytetarët bllokojnë autostradën Lezhë-Laç
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Mars 2022, 10:42
Ka nisur edhe sot protesta kundër rritjes se çmimeve të hidrokarbureve në Lezhë ditën e sotme.
Qytetaret kanë bllokuar superstradën Lezhë-Laç pranë kryqëzimit të Shën Kollit.
Ata kërkojnë nga qeveria që të ulë taksat për hidrokarburet në mënyrë që ë ulët çmimi i naftës që ka arritur shifrat rekord.
Po ashtu, në Tiranë është lajmëruar një protestë në orën 11:00 nga qytetarët dhe aktivistët para godinës së kryeministrisë.
Po ashtu pritet që të ketë tubime edhe në qytete të tjera të vendit ashtu sikurse ditën e djeshme.



