Gati për protestën e orës 11:00, policia sjell furgonët e blinduar dhe autobotët me ujë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Mars 2022, 09:40
Ndërsa në orën 11:00 qytetarët kanë lajmëruar për protestë para kryemisnitri kundër rritjes së çmimit të naftës, policia ka nisur përgatitjet e saj.
Ajo ka nisur sjelljet e furgonëve të policisë dhe autobotëve me ujë për shpërndarjen e protestuesve.
Sikurse shihet edhe në këto pamjet autobotët e ujit janë duke ardhur nga zona e Kombinat drejt qendrës aty ku do të mbahet protesta.
Po ashtu edhe në hyrje të kryeministrisë janë vendosur 2 autobote të cilët përdoren për shpërndarjen e protestuesve.
Pritet që protesta të jetë më masive ditën e sotme, ndërsa policia ka bërë thirrje për të mos bllokuar rrugët dhe qarkullimin e makinave përndryshe do të përballet me ligjin.



