Protesta me bllokimin e rrugës në Dibër, arrestohen 5 persona dhe procedohen 16 të tjerë

Edhe në Dibër janë proceduar e arrestuar qytetarë lidhur me protestën e tyre kundër rritjes së çmimit të naftës.

Policia ka arrestuar 5 persona dhe ka procedohen penalisht 16 shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër, për bllokimin e qarkullimit të automjeteve në rrugën nacionale Bulqizë-Peshkopi.

Sipas policisë ata nuk iu bindën e kundërshtuan me forcë punonjësit e Policisë gjatë protestës.

“Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe të Komisariatit të Policisë Bulqizë në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me protestën e zhvilluar në datën 10 dhe 11 mars 2022, në aksin rrugor Bulqizë-Peshkopi,  bazuar në provat e grumbulluara, arrestuan për veprat  penale "Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik",  "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik",  "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit"," Organizimi apo pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme",  shtetasit: Sh. GJ., 43 vjeç, L. P., 28 vjeç, N. A., 40 vjeç, B. A., 60 vjeç, K. T., 25 vjeç. Si dhe filloi procedimi penal për shtetasit  : B. D., 44 vjeç, Sh. D., 42 vjeç, A. Sh., 31 vjeç, O. D., 22 vjeç, I. Ç., 35 vjeç, Z.Ç., 58 vjeç, Y. L., 25 vjeç, L. L., 31 vjeç, M. S., 40 vjeç,  M. Ç., 45 vjeç, E. L., 37 vjeç,  Sh. T., 40 vjeç, L. A., 26 vjeç, B. C., 40 vjeç, S. Gj., 37 vjeç, Y. R., 23 vjeç,  si dhe u shpall në kërkim shtetasi I. L., pasi këta shtetas me datë 11 dhe 12 mars,  kanë penguar qarkullimin e automjeteve duke bllokuar aksin rrugor  Bulqizë-Peshkopi.” – bën me dije policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për të gjithë qytetarët që të mos bllokojnë lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve, sepse do të përballen me forcën e ligjit.