"BOLL NA VODHET" Mijëra shqiptarë i protestojnë Ramës poshtë dritares: Boll na shkelët!
Protesta e cila nisi për shkak të rritjes së çmimeve është kthyer në revoltë qytetare kundër qeverisë.
Përballë deklaratës së kryeministrit Rama se tubimet po organizohen nga një pakicë e zhurmshme qytetarët janë bërë bashkë për të treguar vullnetin e tyre.
Në orën 11:00 (12/03/2022) me një banderolë gjigande “Boll na vodhët” nisi marshimi drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Ata ishin mbledhur fillimisht në sheshin "Skënderbej".
Mijëra shqiptarë u bashkuan për të ngritur zërin ndaj qeverisë për shkak të rritjes së madhe të çmimit të naftës dhe të produkteve të tjera ushqimore.
Si asnjëherë më parë qytetarët mbushën të gjithë bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe më pas u vendosën para godinës së kryeministrisë ku qytetarë dhe aktivistë mbajtën fjalën e tyre.
"Ne kemi një mesazh për të gjithë janë këtu dhe vërdallë. Boll u tallët me shqiptarët. Boll na shkelët. Boll na vodhët. Populli shqiptar meriton më shumë. Boll na vodhët!" tha me megafon aktivistja Edlira Çepani dhe të gjithë protestuesit thërrisnin në kor "Boll na vodhët!"
Aktivisti Ervin Goci ka parashtruar disa kërkesa ndaj kryeministrit Rama, duke thënë se bordi i tij është ndërtuar me abuzuesit e kësaj çështje.
"Ne kërkojmë hetim, çmim tavan, heqje taksash, thyeje monopole, diversifikim burimesh dhe kontroll te burimeve, dhe kërkojmë te aktivizohet një kompani publike që mban në kontroll çmimin"
Me problemet e hallet e perditshme qytetarët u ngjitën në podiumin e improvizuar një e nga një.
Pas tre orësh u kërkua që protesta të vijonte nesër ora 11:00 ndërsa një grup protestuesish u grumbulluan para drejtorisë së Policisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e shokëve të tyre të arrestuar.
Ajo kërkoi lirimin e të rinjve protestues arrestuar nga policia.
“Ne jemi këtu për fëmijët tanë dhe të rinjtë që në vend të gjejnë punë në Shqipëri u gjejnë vënd birucave. Turp tju vijë që merreni me të rinjtë. Lironi të rinjtë. Turp tju vijë që na keni shkelur të ardhmen e fëmijëve. Turp tju vijë që shqiptarët marrin valixhet dhe ikin jashtë të pastrojnë halet. Shqipëria meriton më shumë”
Policia e Shtetit dhe forcat e FNSH kishin “blinduar” kryeministrinë dhe një kordon policor i përgatitur edhe me masa antigaz qëndronin përpara kryeministrisë.
Protesta e cila nisi rreth orës 11 u mbyll rreth orës 13:00 dhe nuk pati asnjë incident ishte tepër paqësore. Ndërkohë brenda godinës së kryeministrisë mbahej mbledhja e jashtëzakonshme ku do përgatitet dhe paketa që Rama e quan "paketa e emergjencës sociale"









