Kundër rritjes së çmimeve, lumi i protestuesve niset drejt Kryeministrisë

Ka nisur tashmë protesta e katërt kundër rritjes së çmimit të naftës në vend në Tiranë.

Një numër i madh protestuesish janë nisur nga sheshi “Skënderbej” me pankarta dhe banderola drejt kryeministrisë.

Ata kërkojnë uljen e taksave dhe uljen e çmimit të hidrokarbureve në vend.

Ndërkohë, policia ka marrë masa për këtë protestë ku ka sjellë forca të shumta dhe autobote me ujë.

Kundër rritjes së çmimeve, lumi i protestuesve niset drejt