Në Tiranë protestë, policia e Vlorës kontrolle automjeteve në dalje të qytetit

Policia e Vlorës është duke zhvilluar kontrolle në hyrjen e qytetit dhe njëkohësisht në hyrje të autostradës Vlorë-Levan.

Policia po kontrollon makinat luksoze dhe automjetet me xhama të zinj.

Është zgjedhur pikërisht hyrja e qytetit të Vlorës për të kontrolluar automjetet të cilat nisen drejtë Fierit dhe kryeqytetit.

Dyshet se vendi është zgjedhur me qëllim nga drejtimi Vlorë-Tiranë për të penguar disi edhe protestuesit të nisen drejt kryeqytetit.

Në filtër të policisë është vënë çdo automjet çdo automjet luksoz që kalon në zonë.