Basha:Jemi në mes të krizës. Hiq taksën "Rama". Nuk e kalon lumin me premtime boshe

Kryetari i PD-së Lulzim Basha vuri theksin tek nevoja imediate  e qeverisë për ti ardhur në ndihmë qytetarëve

Që çmimet të mbahen nën control nuk mjaftojnë fjalët, as premtimet boshe por duhet hedhur direkt në veprim. Dhe as tia hedhësh topin dikujt tjetër. E lehtë ti vësh fajin Autoritetit të Konkurrencës apo të bësh sikur zihesh me ata që ken ë krah.Subvencionimi, përpjekja për të mbajtur nën fre çmimin. Të eliminojë taksën Rama. Të mësojmë nga vendet e rajonit. Vepro si në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë. Qeveria nuk mund ta kalojë lumin me dhunë, censurë apo premtime boshe. Tani jemi në mes të krizës”

Basha tha se reagimi i qytetarit ka mbështetjen tonë të plotë por Rama është tallur dhe i është përgjigjur me dhunë policore.

"Do kërkoj mocion me debat të lërë llafet e fjalët" tha Basha para se të hyjë në seli ku ka thirrur mbledhjen e grupit Parlamentar.