Maliq, përndiqte vazhdimisht të renë, prangoset 21-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Mars 2022, 10:14
Policia e Maliqit ka bërë arrestimin e një 21-vjeçari pasi ky i fundit ka përndjekur një 18-vjeçare në mënyrë vazhdueshme.
Mësohet se ai prej një muajit e ka përndjekur të renë dhe ka përdorur thirrje telefonike keqdashëse ndaj saj.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale "Përndjekja" dhe "Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike", të shtetasit A. D., 21 vjeç, banues në një fshat të Njësisë Administrative Vreshtas, pasi dyshohet se prej 1 muaji ky shtetas ka përndjekur një 18-vjeçare.” – bën me dije policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Korçë.

