“Shikojeni kush është shumicë” Qiraxhi: Qëndresë për dinjitetin e shqiptarëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Mars 2022, 11:31
Ka nisur protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në kryeqytet ditën e sotme, ku mijëra qytetarë kanë dalë në shesh.
Fjalën e ka hapur aktivisti Mirgen Qiraxhi i cili tha se sot është dita e katërt e qëndresës për dinjitetin e shqiptarëve.
Qiraxhi: Shikoni kush është shumicë! 4 ditë qëndresë për dinjitetin e shqiptarëve të thjeshtë, për të gjithë shqiptarët që nuk shtyjnë dot fundin e muajit dhe që largohen nga ky vend. E gjithë Shqipëria është këtu.
Kryeministri të shohë mirë se kush janë qytetarët. Të gjithë janë frymëzuar nga ju, edhe administrata ka dalë përtej punës së tyre dhe të vënë para interesin e fëmijëve të tyre. Çdo shqiptar mësoi sot sa fati i qytetarëve nuk ndodhet në duart e kryetarëve.

